Pse të tjerët largohen nga ti dhe si t’i bësh ata për vete

Marrëdhënia e mirë me njerëzit që na rrethojnë është thelbësore për një mirëqenie shpirtërore dhe realizim social.

Por nëse ke filluar të vësh re se miqtë shpesh largohen nga ty, atëherë në këtë artikull po ju përmendim arsyet kryesore që e shkaktojnë këtë situatë dhe këshilla se si t’i bësh njerëzit për vete.

Përdor shpesh “Unë” 
Përdorimi i tepruar i fjalës “Unë” tregon egoizëm, prandaj mundohu të interesohesh edhe për problemet e të tjerëve e të mos flasësh tërë kohës vetëm për veten.

E ndërpret vazhdimisht fjalën e të tjerëve 
Askujt nuk i pëlqen ta ndërpresin teksa është duke folur. Prandaj nëse dëshiron të të dëgjojnë, mëso të dëgjosh edhe ti të tjerët e ti këshillosh ata kur kërkohet ndihma jote.

Nuk ju përgjigjesh thirrjeve apo mesazheve 
Nëse dikush të merr në telefon apo të shkruan një mesazh dhe ti nuk përgjigjesh apo përgjigjesh me shumë vonesë, kjo tregon indiferencë. Prandaj nëse dëshiron që të tjerët të të respektojnë, trego kujdes dhe përgjigju atyre në kohë.

I zmadhon shumë cilësitë apo fitoret e tua 
Zmadhimi i vlerave të vetes është shenjë e njerëzve egoistë dhe nëse ti e bën këtë gjë gjatë gjithë kohës, personat përballë do të ndihen inferiorë e do të duan të largohen. Do të jetë më mirë që vlerat e tua t’i theksojnë të tjerët, e jo ti vet.

Flet me ton jo normal 
Nëse flete zë shumë të lartë ose të ulët, kjo nuk ju pëlqen njerëzve. Prandaj mësohu të flasësh me ton normal si bashkëbiseduesit tuaj.

Nuk i shikon njerëzit në sy
Shikimi i bashkëbiseduesit në sy tregon sinqeritet, respekt dhe përkushtim ndaj bisedës. Nëse e eviton zakonisht vështrimin në sy gjatë bisedës, mundohu ta korrigjosh.

Je koprrace

E kush do koprracët në rrethin e tyre? Nëse deri tani je mësuar që të paguajnë gjithnjë të tjerët për ty, do të paguash edhe ti për të tjerët pasi solidariteti dhe bujaria janë të rëndësishme për marrëdhëniet e ngushta mes njerëzve.

Nuk mban fjalën e dhënë
Askush nuk do donte në rrethin e vet miqësor apo familjar njerëz të cilëve nuk mund t’ju besojnë pasi ata nuk e mbajnë fjalën e dhenë. Nëse ke vepruar më parë në mënyrë të tillë, atëherë mundohu ta korrigjosh e të krijosh besim te njerëzit.

Merresh me thashetheme 
Nëse deri tani ke menduar se të tjerët do të të duan pasi ju jep atyre “lajmet” më të fundit, gabohesh. Në përgjithësi njerëzit ju tremben tipave qe merren me thashetheme pasi mendojnë se një ditë do të bien vet viktimë e këtyre llafeve e do të ngurrojnë të flasin me ty lirisht për problemet apo ndjenjat e tyre.

Tregohesh pa takt
Pavarësisht nëse je e sinqertë, takti në komunikim është i rëndësishëm. Mësohu ti thuash gjërat në një mënyrë të tillë që mos t’i lëndosh të tjerët.

Nuk tregon kujdes për paraqitjen tënde dhe ambientin përreth
Askush nuk i do njerëzit që nuk vishen siç duhet apo që e mbajnë rrëmujë shtëpinë apo zyrën e tyre. Prandaj, nëse nuk dëshiron që të të shmangin, trego kujdesin e duhur ndaj ambientit përreth dhe ndaj paraqitjes tënde.

Jep mendim për çdo gjë 
Është e tepruar të japësh këshilla dhe mendime për çdo gjë, pavarësisht nëse nuk kërkohet mendimi yt. Mësohu të jesh më e rezervuar dhe mos jep ide edhe për gjërat që nuk ke njohuri apo në rastet kur nuk kërkohet këshilla jote./Mesazhi/