Pse të ndenjurit ulur është e keqe për ju?

Përderisa jemi ulur, trupi jonë numëron sekondat se kur do të ngritemi dhe të bëjmë ndonjë lëvizje.

Një pushim i shkurtë, normalisht që na ndihmon të rikthejmë energjinë, mirëpo në ditët e sotme jeta është e atillë që ne na duhet të qëndrojmë shumë më gjatë ulur se sa që lëvizim, dhe trupi jonë nuk është i formuar për këtë jetë jo aktive.

Trupi jonë është i krijuar për të lëvizur. Struktura e trupit e vërteton këtë.

Ne kemi 360 nyje dhe 700 muskuj skeletor që na mundësojnë lëvizjen e lirë.

Po çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk lëvizim?

Mënyra që zakonisht shumica qëndrojmë ulur është me supe përpara dhe me kurrizin e përkulur.

Ky pozicion krijon tension të pabarabartë në kurriz dhe me kohë i dobëson disqet kurrizore, muskujt dhe ligamentet në kurriz.

Gjithashtu ky pozicion zvogëlon zgavrën e gjoksit, duke ulur kështu kapacitetin e mushkërive për tu mbushur me frymë. Pra mushkëritë kanë më pak vend për tu zgjeruar kur ne marrim fymë.

Të ulurit për një periudhë më të gjatë gjithashtu përkohësisht deaktivizon lipoproteinën, një enzimë speciale në muret e kapilarëve të gjakut, e cila shpërbën yndyrnat në gjak. Dhe pra nëse qëndrojmë ulur, trupi jonë nuk djeg yndyrnat në mënyrë aq efikase sa do të bënte nëse lëvizim.

Ndër efektet tjera kryesore janë edhe në trurin tonë. Të qenit i palëvizshëm zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe sasinë e oksigjenit që hynë në gjak përmes mushkërive. Dhe trurit i duhen të dyja këto që të jetë vigjilent dhe kështu për shkak që të ulurit i zvogëlon këto, koncetrimi ulet dukshëm.

Fatkeqësisht efektet e të ndenjurit ulur nuk janë vetëm efekte afatshkurta.

Studime të shumta kanë vërtetuar se të ulurit për periudha të gjata është lidhur me disa lloje të kancereve dhe sëmundjeve të zemrës.

Mund të kontribuoj gjithashtu në diabet dhe probleme me veshkë dhe mëlçi.

Në botë 9% e vdekjeve të parakohshme ndodhin si shkak i jo aktivitetit. Kjo i bie rreth 5 milion njerëz.

Fatmirësisht, zgjidhja e këtij problemi është e thjeshtë.

Kur nuk ke zgjidhje tjetër se e dijmë që ky është realiteti jonë i përditshëm, një mënyrë është të jemi të vëmendshëm për mënyrën se si ulemi. Të drejtojmë kurrizin dhe shpatullat.

Dhe sa herë të kemi mundësi të bëjmë lëvizje të lehta. Të paktën çdo gjysmë ore është mirë të lëvizim për pak dhe të kthehemi sërish në punë.

Më e rëndësishmja është të mos harrojmë që trupi jonë është i krijuar për lëvizje dhe jo qëndrim jo aktiv.