Pse të mërzitesh në fund të Ramazanit?

Bajram Ramadani Asipi

Ramazani nuk është person, nuk është anëtar i familjes…, nuk vdes, nuk sëmuret… nuk e kuptoj pse të mërzitesh në fund të Ramazanit. Ramazani është njëri nga muajt e vitit hënor. Ai është dhe do të jetë aty, ai nuk humb, vjen çdo vit. Në fakt, Ramazani është një periudhë e vitit, ku ne kalojmë nëpër të dhe arrijmë në fund të tij, dmth ne ikim e jo Ramazani.

Tani, pse të mërzitemi, kur Allahu fundin e Ramazanit e ka kurorëzuar me festë, me gëzim, me hare për myslimanët! Pra, mos u mërzit në fund të Ramazanit, por gëzohu që arrite ta shijosh këtë muaj dhe gëzohu sepse meriton të gëzohesh për festën e Fitër Bajramit!

Bajram Ramadani Asipi