Këto plagë janë të dhimbshme dhe krijojnë parehati në të ngrënë, në të folur etj.
Ja cilët janë faktorët që ndikojnë në krijimin e këtyre ulçerave:
- Lëndimet e gojës
- Pastat e dhëmbëve që përmbajnë sulfate natriumi
- Ndjeshmëria e lartë ndaj ushqimeve si psh agrumeve
- Mungesa e vitaminës B12, zinkut, hekurit
- Prania e baktereve në gojë
- Ndryshimet hormonale
- Stresi emocional
- Infeksionet bakteriale, virale ose fungale.
Shumica e ulçerave të gojës nuk kanë nevojë për trajtim tek mjeku, ato mund të shërohen përmes mënyrave natyrale, pavarësisht dhimbjeve që shkaktojnë.
Ja disa nga mënyrat natyrale që trajtojnë ulçerat e gojës:
Qumësht kokosi: bëni gargarë me qumësht kokosi 3-4 herë në ditë.
Ai do t’ju lehtësojë dhimbjet dhe djegiet dhe nuk do të lejojë përhapjen e plagëve.
Gjethe borziloku: valoni disa gjethe borziloku me ujë.
Bëni gargarë 5-6 herë në ditë. Borziloku mundëson mbylljen e plagëve.
Mjaltë dhe vaj kokosi: bëni një përzierje me sasi të barabarta mjalti dhe vaji kokosi.
Ato lehtësojnë acarimet e gojës dhe lehtësojnë dhimbjet./Mesazhi/