Pse prindërit e kanë vëmendjen kah “sugari”?

Vëmendja e prindërve të fëmija më i preferuar është ndër temat më të diskutuara në shtëpi.

Shpesh herë, fëmijët diskutojnë se ai që ka lindur i pari është gjithnjë i prirur të jetë në qendër të vëmendjes. Por një studim i ri tregon se më i vogli i shtëpisë është i preferuari sepse merr kujdesjen e të gjithëve dhe lidhja me prindërit është më e fortë.

Studiuesit dolën në këtë përfundim pasi morën rastet e 300 familjeve me dy fëmijë adoleshentë.

Janë bërë pyetje të ndryshme prindër-fëmijë për të dalë në konkluzion, ku të rinjtë u pyetën për marrëdhëniet ndërsa prindërit për konfliktet me ta.

Sipas Independent, studiuesit besojnë se gjithcka ndodh nga krahasimi social, ku të vegjlit mendojnë se të mëdhenjtë janë të privilegjuarit, por në fakt është e kundërta.