Që nga dhjetori, më shumë se 600 nxënës janë rrëmbyer nga shkollat në veri-perëndim të Nigerisë.
Rrëmbimi i së premtes i 317 nxënësve nga Jangebe së Zamfaras, ishte rrëmbimi i dytë masiv brenda 10 ditëve. Autoritetet thonë se sulmet e fundit mbi shkollat janë kryer nga banditë.
Kryesisht në shënjestër të rrëmbimeve ishin udhëtarët të cilët paguanin pastaj për lirimin e tyre mirëpo që nga rrëmbimi i 276 nxënëseve nga Çibokët në vitin 2014, shumë grupe të armatosura po bëjnë të njëjtën. Presidenti i vendit Muhamed Buhari thotë se guvernatorët e shtetit po e ushqejnë krizën duke u ofruar shpërblime banditëve për pendim dhe dorëzim.
Organizatorit të rrëmbimit në muajin dhjetor dhe bandës së tij iu premtua akomodim në qytet nga Guvernatori Matawalle si dhe ndihma për përmirësimin e jetesës së tyre.
Ndërsa i njëjti, gjatë verës së kaluar u premtoi nga dy lopë çdo banditi që dorëzohet. Ngjashëm vepruan edhe guvernatorë tjerë duke e bërë këtë si diçka fitimprurëse. /Mesazhi.com