Termi ”POLEMIKË BIZANTINE” është term që përdorët për të rrëfyer debatet e kota që zhvillohen në kohë krizash të mëdha njerëzore.
Më konkretisht, kur Konstandinopoja (Stambolli i sotshëm) ishte afër që të binte në duart e myslimanëve, debatet më të nxehta në koncilët e patriarkëve bizantinë ortodoksë silleshin më së shumti rreth: ”gjinisë së melaqeve se a janë meshkuj apo femra” pastaj rreth ”madhësisë së trupave të djajve se a janë ata tejet të mëdhenj apo të vegjël” e tematika të ngjashme. Dhe secili grup shpallte për heretikë, të dalë prej feje grupin që kishte mendimin tjetër.
Natyrisht betejat vazhdonin, bashkë me polemikat e tyre shterpë që nuk sillnin asgjë të dobishme. E rezultatin, e dimë dhe na e ka rrëfyer historia.
Por sot, ”polemikat shterpe bizantine” janë prezent edhe tek ”shkollarët”, sigurisht edhe ”politikanët” e popujve të ndryshëm, dhe janë tejet në trend, fatkeqësisht edhe tek ne myslimanët..
Ende, edhe ne energjinë gjigante e shpenzojmë për të triumfuar në polemikat shterpe rreth tematikave pa asnjë sens dhe pa asnjë dobi!
Zot na fal!
Prof. Driton Arifi