Pse pjesa më e madhe e kompjuterëve nuk përballojnë Windows 11 sipas Microsoft?

Aktualisht kompania beson se duhet të kenë procesor Intel Gen 8, AMD Zen 2, Qualcomm 7 dhe 8 që këta tre faktorë të jenë në përputhje.

Ndërsa njerëzit po përgatiten për ardhjen e Windows 11, disa kanë mësuar se kompjuteri i tyre është i aftë të mbajë sistemin operativ, një vendim që e merr aplikacioni PC Health Check.

Microsoft ka dhënë shpjegime pse përdoruesit kanë marrë rezultate negative dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

PC Health Check ju jep përdoruesve mundësinë për të kuptuar nëse kompjuteri i tyre përballon Windows 11. Për fat jo të mirë shkaktoi shumë konfuzion dhe disa përdorues që kanë kompjuterë gaming të fundit kuptuan se Windows 11 nuk është për ta.

Më e keqja ky mjet nuk jep shpjegime, vetëm një mesazh se specifikimet e kompjuterit ishin të dobëta.

Shpejt u mësua se Microsoft nuk po kërkonte për fuqinë e vërtetë të kompjuterëve por sesa i fundit është hardueri juaj. Microsoft dizajnoi Windows 11-ën me në mendje tre faktorë: siguri, qëndrueshmëri dhe përshtatshmëri.

Aktualisht kompania beson se duhet të kenë procesor Intel Gen 8, AMD Zen 2, Qualcomm 7 dhe 8 që këta tre faktorë të jenë në përputhje.

Por ata që kanë procesorë më të vjetër pavarësisht sesa të fuqishëm janë dështonin në kontrollin e PC Health Check. Tashmë Microsoft po kontrollon nëse Intel Gen 7 dhe AMD Zen 1 janë në përputhje me këto tre indikatorë që i nevojiten Windows 11.

Derisa situata të sqarohet Microsoft ka vendosur të nxjerrë offline faqen e kërkesave të sistemit. PC Health Check shkaktoi konfuzion të madh ku përdoruesit me kompjuter shumë të fuqishëm mësuan se nuk mund të “instalonin” Windows 11. /PCWorld