A e keni menduar ndonjëherë pse pica, e cila tradicionalisht është e rrumbulkatët, na shërbehet në një kuti kartoni me formë katrore?
Kjo shpjegohet për faktin se shërbimi në një paketim të tillë është më i thjeshtë, më i lirë dhe është më e lehtë për të krijuar një kuti katrore sesa një të rrubullaët. Kutia katrore mund të formohet nga një kuti e vetme e kartonit) dhe gjithashtu është më e lehtë për t’u ruajtur, transportuar dhe paketuar përmes kutive katrore.
Një kuti e rrumbullakët nga vetë natyra e saj duhet të formohet nga të paktën katër kartone, ose të shtypen në formë duke përdorur makineri të posaçme. Gjithashtu duhet të jetë në dy pjesë të veçanta, enën dhe kapakun.
Prandaj, thjeshtësia dominon shpërndarjen e një prej ushqimeve më të preferuara, por edhe më të lira që mund të gjenden në qytet. /MESAZHI/