Pranojeni dobësinë tuaj para Zotit, t’ju japë forcë nga Forca e Tij, sepse nuk ka asgjë më të lehtë se sa kjo jetë nëse ia gjen formulën e saj: Mbështetja në Allahun xh.sh.!
Në botën kur të gjithë presin diçka nga ti dhe kërkojnë vazhdimisht t’ua kthesh të mirën dyfish, në kohën kur askujt në botë nuk mund t’ia besosh sekretet dhe dobësinë tënde, një derë gjithmonë të pret e hapur, dera e Krijuesit tënd që kur t’ia pranosh dobësinë tënde, nuk të paragjykon siç bëjnë njerëzit por të jep forcën dhe mbështetjen për t’u bërë ballë të gjitha sprovave.
Imam Ensar Sinani