Spinaqi është padyshim njëri nga ushqimet më të shëndetshme, por duhet marrë parasysh faktin se gjatë konsumit të tij më mirë është të konsumohet ashtu i përgatitur sepse nuk rekomandohet ringrohja e spinaqit.
Spinaqi i përket grupit të perimeve me gjethe që përmbajnë në nivel relativisht të lartë nitrate, që absorbohet nga toka përmes rrënjëve.
Kur spinaqi qëndron, sidomos nëse përpunohet termikisht, sasia e nitrateve rritet dhe ato konvertohen në nitrite gjatë procesit të spërkatjes.
Ato janë të rrezikshëm, të quajtur nitrozoamina, shpjegoi dietologu Dagmar fon Kram.
Nëse e fërgoni vetëm pak spinaqin para konsumimit, nuk duhet të shqetësoheni, thekson Kram, i cili paralajmëron se kjo vlen vetëm për fëmijët e vegjël, e që në rastin më ekstrem mund të shkaktojë pengesë në frymëmarrje.
Pjesa e mbetur e spinaqit të fërguar, nuk duhet të ruhet në temperaturë dhome, ajo duhet të vendoset mënjëherë në frigorifer.
Mënjëherë para konsumimit mund ta ngrohni vetëm pak në shpejtësi. Për atë, është më mirë të përgatitni spinaq në sasi të mjaftueshme sa për një vakt ushqyes, këshillon Dagmar fon Kram.
Spinaqi mund të hahet i papërpunuar, në formë të sallatës. Ai është i pasur me vitaminë A, C, beta-karoten dhe acid folik.
Kjo lloj perime është konsideruar prej kohësh si burimi më i mirë i hekurit, por është i pasaktë sepse nuk përmban në sasi të mëdha hekur. Prandaj, nga konsumi i spinaqit, nuk mund të presim përfitime të mëdha në trajtimin e anemisë./Mesazhi/