Ballina Jeta Shëndetësi Pse njerëzit që ndjekin dietën “intermittent fasting” janë më të ekspozuar ndaj...

Pse njerëzit që ndjekin dietën “intermittent fasting” janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje

Duket se nuk ka një qasje të vetme kur vjen puna te shëndeti dhe zgjedhja e ekuilibrave për dobësim apo ruajtjen e peshës aktuale. Dietat, palestrat apo IF (intermittent fasting) janë vetëm disa prej këtyre zgjedhjeve. Por, shkenca dhe studimet e fundit japin një orientim më të mirë për dietat dhe pasojat që ato sjellin në shëndetin e atyre që i ndjekin.

Agjërimi me ndërprerje është praktikë e ngrënies së kufizuar dhe vjen me disa rregulla, të cilat mund të jenë nga një agjërim në mëngjes ose zgjedhjen e konsumit të ushqimit vetëm gjatë disa orëve të caktuara të ditës.

Një studim i ditëve të fundit, në të cilin u përfshinë rreth 20 mijë amerikanë që u mbajtën nën vëzhgim për një periudhë kohore mes 7 deri në 18 vjet gjeti një statistikë befasuese në lidhje me njerëzit që e praktikojnë rregullin e të ngrënit 16:8, pra agjërim për 16 orë çdo ditë duke e kufizuar ngrënien në një orar të caktuar. Ata kishin më shumë mundësi që të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare se sa njerëzit që i shpërndanin vaktet nga 12 deri në 16 orë në ditë. Madje, ata ishin të ekspozuar gati 91% ndaj vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës.

Studimi zbuloi se ata që i shpërndanin vaktet në më shumë se 16 orë të ditës kishin rrezik më të ulët të vdekjes nga zemra, kanceri apo sëmundje të tjera.

“Ky studim sugjeron se ngrënia e kufizuar në kohë mund të ketë përfitime afatshkurtra, por efekte negative afatgjata,” thotë mjeku Christopher D. Gardner duke shtuar se detaje të tjera si cilësia e ushqimeve apo sasia janë të tjerë elementë që kanë ndikim në çështjen e dieta dhe shëndetit në përgjithësi.

Metodat e Intermittent fasting:

– Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 13:00 – 21:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

– Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

– Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit duket se e kanë më të lehtë dhe më të menaxhueshme.

Exit mobile version