Kushtet e reja që sapo ka publikuar Ministria e Arsimit të Iranit, janë të qarta: Nëse një grua nuk lind fëmijë ose ka shumë hormone mashkullore që dallohen nga qimet në fytyrë, nuk mund të bëhen mësuese.
Lista e pengesave për të ushtruar profesionin nuk përfundon me kaq!
Penalizohesh njësoj edhe nëse vuan nga migrena, kanceri, varësia ndaj drogërave ose depresioni. Por nëse këto të fundit janë më të kuptueshme, aryset e para kanë shkaktuar mjaft polemika. Mirëpo në Iran, edhe qimet në fytyrë po konsiderohen sëmundje dhe pengesë.
Gazetarja iraniane Sara Omatali i është kundërvënë këtyre rregullave duke I konsideruar të gjitha si shkelje të të drejtave të njeriut.
Më një postim në Twitter, edhe gazetari dhe aktivisti iranian, Omid Memarian, ka thënë se në bazë të rregullave të reja, fizikanti, kozmologu dhe autori i njohur botëror,Stephen Hawking, i cili vuan nga një formë e sklerozës laterale, nuk do të mund të jepte mësim në Iran.
Aktivisti për të drejtat e njeriut, Ahmad Medadi, ish-mësues, ka thënë se kushtet fizike dhe mendore të një mësuesi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e arsimimit, porse kushtet e Ministrisë së Arsimit, sipas tij, janë shkelje e të drejtave të njeriut./living.al/