Ballina Artikuj Pse koleget kanë frikë që t’i kundërvihen eprorëve?

Pse koleget kanë frikë që t’i kundërvihen eprorëve?

Janë të shumta arsyet pse kolegët nuk i vijnë në ndihmë shokut të tyre që po dhunohet. Këtu përfshihen:
Kërcënime
Dhunuesi vjen vërdallë nëpër zyrë duke përdorur kërcënime me nënkuptim për shkarkim nga puna, ristrukturim (shkarkim), riorganizim (shkarkim), madje edhe marrje masash disiplinore kundër gjithkujt që i ven në ndihmë shënjestrës.
Panik
Dhunuesi krijon me qëllim panik, në mënyrë që askush mos të guxojë të flasë ose të veprojë
Ndëshkimet
Njerëzit kanë frikë nga ndëshkimet
Shumica nuk kanë karakter të fortë
Janë të pakët ata njerëz, të cilët, kur vjen, janë aq të ndershëm dhe të moralshëm sa që ta kundërshtojnë dhunën psikologjike, ngacmimin, korrupsionin, etj. Shënjestra përzgjidhet pikërisht nga që i ka këto cilësi të karakterit. Shumica e njerëzve thjeshtë bëjnë sehir. Vetëm shënjestra ka aq ndershmëri sa të luftojë.
Sillen si dele
Në prani të një agresori, veçanërisht dinak, manipulues dhe joshës, shumica e njerëzve preferojnë të sillen më shumë si dele se sa si qënie njerëzore.
Të rëndomtët
Shumica e sehirxhinjve janë të rëndomtë në punën që bëjnë (nuk kanë aftësi të veçanta). Cënueshmëria e tyre për t’u kthyer në shënjestër rrjedhimisht është më e madhe.
Konceptet e gabuara
Njohuria rreth fenomenit të dhunës psikologjike është e ulët dhe shumë njerëz kanë mendime të vjetra të tilla si “pse nuk i del zot vetes?” dhe “po s’të pëlqeu, ik”.
Padija
Kolegët e punës, shpesh nuk janë në dieni të dhunës psikologjike, manipulimit, etj.
Papërgjegjshmëria
Disa sehirxhinj nxjerrin menjëherë justifikimin “nuk di se çfarë të bëj”, për ta hequr nga vetja përgjegjësinë. Sehirxhinjtë që përdorin këto justifikime nuk përpiqen asnjëherë që ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë.
Dyfytyrësia
Do të habiteshe po ta dije se sa nga kolegët e tu kanë tjetër bojë nga ajo që tregojnë në kohë të bukura.
Mohimi
Mohimi është kudo.
Cilësohet dicka normale
Në vendet ku praktikohet rregullisht dhuna psikologjike ajo cilësohet si normale.
Nëse rri urtë, nuk të gjen gjë
Kolegët mendojnë se nëse ata mbyllin gojën, ulin kokën dhe bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë atyre nuk do t’u ndodhë asgjë. Gabim, edhe atyre do t’u vijë radha.
Rreziku i shkarkimit
Kolegët kanë problemet dhe hallet e tyre dhe nuk duan që të rrezikojnë vendin e punës për dikë tjetër.
Kolegët nuk i ke miq
Kolegët nuk janë njerëz me të cilët ti ke zgjedhur të rrish kështu që ata mund të mos jenë shokë e miq. Ata thjeshtë janë aty./dhunapsikologjike/
Kolegët nuk kanë detyrime ndaj teje
Puna është një institucion, as familje, as komunitet. Kolegët e tu nuk kanë asnjë detyrim ligjor ndaj teje.
Bashkëpuntorët
Dhuna psikologjike ushtrohet gjatë një periudhe shumë të gjatë. Shënjestra fillon e fiksohet pas këtij fenomeni. Kolegëve fillon e u bie keqardhje për ty dhe fiken. Nëse dhuna psikologjike vazhdon, ka shumë gjasa që kolegët të bëhen agresivë dhe të bashkohen me dhunuesin. Ata fillojnë tëtë viktimizojnë, të të sakrifikojnë, pasi tashmë janë nën ndikimin e logjikës së turmës.
Dhuna pikologjike nuk dallohet
Ndryshe nga sulmi apo ngacmimi, dhuna psikologjike përbëhet nga qindra, ndoshta mijëra incidente të vogla, të cilat jashtë përmbajtjes apo të veçuara janë fare të parëndësishme. Në këtë mënyrë të tjerët nuk e shohin dot të gjithë tablonë.
Dezinformimi
Dhunuesit psikologjikë ushtrojnë kontroll dhe pushtet duke fshehur ose duke shpërndarë informacion të shtrembër, rrjedhimisht secili ka një pamje jo të qartë, ose shikon vetëm atë që do dhunuesi.
Fshehtësia
Shpesh ndodh që dhuna psikologjike të ushtrohet në fshehtësi, prandaj askush nuk sheh se çfarë po ndodh.
Naiviteti
Dhuna psikologjike mund të ushtrohet në prani të njerëzve që nuk i dallojnë dot taktikat e dhunuesit, sidomos fajin dhe sarkazmën.
Poshtërimi
Dhunuesi përdor shumë taktika në mënyrë që ta poshtërojë shënjestrën dhe të krijojë idenë se shënjestra ka rendiment të ulët. Kolegët inkurajohen që ta shikojnë shënjestrën si rrezik për punën.
Manipulimi
Dhunuesi është skuth dhe servil, mjeshtër i mashtrimeve dhe gënjeshtar i regjur. Ata kombinojnë dyfytyrësinë me manipulimin, mimikën (shprehje fytyre) e një sjelljeje normale, vetëbesimin dhe joshjen.
Mashtrimi
Dhunuesit, sidomos femrat, janë mjeshtra në manipulim. Këtë ata e bëjnë nëpërmjet emocioneve (p.sh. ndjesia e fajit). Dhunuesit shohin çdo lloj dobësie (p.sh. detyrimi për të paguar qera) si një mundësi për të manipuluar.
Cenueshmëria
Edhe kolegët e tjerë kanë cënueshmëritë (pikat e dobta) e tyre.
Imazhi negativ
Dhunuesit janë shumë të aftë që të krijojnë një imazh negativ të shënjestrës në sytë e kolegëve të tjerë. Këtë ata e bëjnë nëpërmjet nënvlerësimit, gjithashtu edhe hedhjen e dyshimeve apo shqetësime për çështje të paqëna.
Atmosferë armiqësore
Dhunuesit helmojnë atmosferën dhe mendjet e njerëzve në dëm të shënjestrës.
Keqardhje
Kur është në rrezik zbulimi, dhunuesi hiqet si viktimë dhe e kthen vëmendjen tek vetja vet. Ky është një shembull tjetër i manipulimit që i bën njerëzve duke shfrytëzuar ndjesinë e të ndjerit në faj si p.sh. keqardhje, dashamirësi, etj.
Të shkuara, të harruara
Shumica e dëshmitarëve mashtrohen nga hilet e dhunuesit për t’i shpëtuar përgjegjësisë me fjali të tilla si “tashmë iku, le të përqendrohemi tek e ardhmja”, ose “të shkuara, të harruara”, ose “le ta fillojmë nga fillimi” dhe “harroje dhe ec përpara”, etj.
Gënjeshtrat
Dhunuesi i inkurajon dhe i shtyn dëshmitarët që të gënjejnë dhe të veprojnë pandershmërisht, të fshehin informacionin, ose të shpërndajnë informacion të shtrembër.
Dëshmitari perdoret si instrument
Dhunuesi i manipulon dëshmitarët për të ndëshkuar shënjestrën. Në këtë mënyrë edhe dëshmitari përdoret si instrument.
Mbrojtësit, zëdhënësit, avokatët
Dhunuesi është në gjendje që të bëjë për vete të paktën një dëshmitar emocionalisht në nevojë, i cili do t’i shërbejë si zëdhënës, avokat, mbështetës ose mohues.
Aleancat
Dhunuesi shpesh krijon aleancë me një koleg që ka pak a shumë të njëjtën lloj sjelljeje. Kështu, kërcënimi, frika dhe keqfunksionimi rriten.
Apologjistët
Dhunuesi ka aftësi që të bëjë për vete një numër të caktuar sehirxhinjsh që shërbejnë si mbështetës, asistentë, përforcues, zbutës gjakrash, mohues, apologjistë (që falin) dhe minimizues (që përpiqen të zbusin fajin).
Agresiviteti
Në një ambient që dominohet nga agresiviteti, njerëzit e mirë shfuqizohen dhe u hiqet e drejta.
Papjekuria emocionale
Shumë njerëz nuk kanë inteligjencë emocionale dhe pjekurinë e duhur për ta kuptuar dhunën psikologjike e jo më për t’u përballur me të.
Tifozllëku
Kur nis një konflikt, shumica e njerëzve duan që të jenë nga ana e fitimtarit, ose nga ana e atij që ata mendojnë se do të fitojë.
Kënaqen kur ti vuan
Disa njerëz kënaqen (kënaqësi perverse) kur i shohin të tjerët të shqetësuar. Kështu ata bëhen bashkëfajtor të dhunës psikologjike.
Mendojnë se është gallatë
Disa njerëz të zymtë mendojnë që dhuna psikologjike është gallatë.
Dobësia
Disa sehirxhinj mendojnë se sjellja e përgjegjshme dhe e qytetëruar është shenjë dobësie dhe jo pjekurie.
Paaftësi për të analizuar
Shumë njerëz nuk kanë aftësi mendimi kritik dhe analize. Rrjedhimisht, ata nuk mund të shohin përmes maskës së mashtrimit.
Plogështia
Plogështia sundon kudo.
Punëdhënësi do skllevër
Shumë punëdhënës janë të interesuar që të kenë në punë robotë prandaj nuk shqetësohen.
Ti e meriton
Dhunuesi i bind sehirxhinjtë dhe shënjestrën që shënjestra e meriton këtë lloj trajtimi.
Thashethemet
Kur shënjestra merr leje se është i sëmurë, dhunuesi iu vë damkën sikur kanë probleme me shëndetin mendor dhe i ndalon punonjësit që të marrin kontakt me kolegun e tyre.
Dy anë të medaljes
Spektatorët shohin vetëm njërën anë të medaljes. Vetëm shënjestra i shikon të dyja anët. Me të tjerët ai është i sjellshëm, ndërsa me shënjestrën i poshtër. Poshtërsia është fytyra e tij e vërtetë. Ëmbëlsia është vetëm një rol.
Koha e pamjaftueshme
Në shumë vende pune riorganizimet bëhen një herë në gjashtë muaj (ose më shumë), rrjedhimisht nuk ka asnjëherë kohë të mjaftueshme për të parë fytyrën e vërtetë të dhunuesit./Mesazhi/
Exit mobile version