Pse janë të shëndetshme turshitë ?

Nëse nuk e keni ditur,perimet turshi janë të pasura me laktobacile,enzima dhe vitamin dhe kështu pra bëhet fjalë për ushqim ideal. Në vijim ju zbulojmë se për çfarë janë të mira turshitë.

Dobitë për organizmin

Laktobacilet dhe acidi I qumështit kontribuojnë në procesin e tretjes në dy mënyra: duke I plotësuar lëngjet tretëse, duke ndihmuar në shpërbërjen e ushqimit që hamë,ndërsa me aktivizimin e proceseve metabolike që e shfrytëzojnë atë në substance të shrytëzueshme.

Ekzistojnë dy mënyra të thartimit:

I – Në uthull në të cilën mund të mbijetojnë shumë pak bakterie.

II-Në ujë të mjelmët, për tu ndihmuar fermentimi,rritja e bakterieve të mira që ushqimin e bëjnë më pak të ndjeshëm ndaj bakterieve të kqija,të cilat e shkaktojnë prishjen. Kripa bën që perimet të humbin ujin,kështu që vitaminat liposoluble(që treten në lipide) (A,D,E,K) bëhen më të përqendruara.

– Stimulojnë punën e pankreasit, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.

– Ulin shtypjen e gjakut në arterie.

-Zbusin problemet e kapsëllëkut

-Acidet organike,siq janë ato të qumështit, bëjnë që lakra turshi të bëhet më e lehtë për tretje

Dobitë nga turshitë

-Formojnë ekosistem të tyre në organizëm

-Bakteriet e mira në turshi janë më të lira sesa probiotikët e gatshëm.

-Laktobacilet ndihmojnë tretjen

-Enzimat gjithashtu e nxisin tretjen

-Rregullojnë mundimin e mëngjesit te shtatzënat

-Pastrojnë organizmin. Në fillim mund të paraqitet një rritje e gazrave të zorrëve,përshkak të trazinave të trazuara në traktin e tretjes.Megjithatë,shumë shpejt vërehet përmirësimi.

-Turshia përdoret edhe si paragjellë,për rritje të oreksit(si sallatë dimërore). Për shembull,ajvari përdoret si paragjellë efikase në bukë,ose si shtresë për mish të pjekur.