Pse gratë kanë probleme me gjumin

Është fakt mizor se gjumi kualitativ nuk i gjendet në kohë të vështira grave. Përveç se gratë me plakjen duhet të kujdesen për forcën e tyre, shëndetin e eshtrave dhe për peshën e tepërt, edhe gjumi i mirë është diçka që u krijon atyre problem.

“Femrat janë dyfish më të prira se meshkujt të raportojnë për vështirësi me gjumin”, ka treguar psikologia dhe specialistja e gjumit Dr. Moira Junge, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë po i shkakton këto probleme me gjumin te gratë?

Mundësitë janë, sipas Junge, se ndryshimet para, gjatë dhe pas menopauzës, si dhe stresi i balancimit të punës dhe kujdesit për anëtarët e familjes janë faktorët kryesorë.

Studime të shumta kanë treguar për një lidhje mes menopauzës dhe problemeve me gjumë për shkak të ndryshimeve specifike që ndodhin te hormonet e grave.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë se nëse keni probleme me gjumin, përpiquni ta zvogëloni kohën që e shpenzoni para ekraneve deri në dy orë para gjumit, dhe flini vetëm atëherë kur ndiheni të lodhur. /Mesazhi/