Fjala “el-xhumu’a ” ka kuptimin e bashkimit. Dijetarët përmendin mendime të ndryshme rreth arsyes së emërtimit të saj me këtë emër, por më i sakti prej tyre është se në këtë ditë ndodhi bashkimi i copëzave të baltës prej të cilës u krijua Ademit alejhi selam, pra në këtë ditë ndodhi bashkimi i tyre dhe u formua trupi i Ademit alejhi selam.
Argumenti për këtë është hadithi që përcjell Selman el-Farisij – radijallahu anhu – se Profeti – alejhi selam – tre herë e pyeti duke i thënë:
“ O Selman, çfarë është dita e xhuma? Selmani – radijallahu anhu – iu përgjigj për çdo herë pyetjes së tij:
“ Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.”
Profeti alejhi selam – i tha: “ Në këtë ditë u bashkua krijimi i babait tënd (Ademit).”
Ahmedi, Nesai, Ibn Huzejme dhe Taberaniu në “El-kebir”. Hadithi është i saktë me anë të dëshmive për të./Mesazhi/