Të gjithë kemi mësuar se duart duhen larë para se të ulemi në tryezë, pas ushqimit, kur shkojmë në tualet, kur kthehemi në shtëpi, kur prekim ndonjë kafshë dhe shumë herë të tjera.
Një studim i fundit tregon se njerëzit duhet të shmangin larjen e shpeshtë të duarve për të mbajtur larg sëmundjet. Ka paralajmërime se nëse lajmë duart shumë shpesh, mund të ulë rezistencën tonë ndaj baktereve.
Bakteret e shëndetshme qëndrojnë në lëkurën tonë. Kur lind një bakter, të tjerë hyjnë në lëkurë dhe nuk largohen.
Gjithashtu larja dëmton lëkurën dhe e bën një njeri më të prekshëm ndaj sëmundjeve pasi largohen vajrat e shëndetshëm që prodhohen vetvetiu. Paralajmërimet tregojnë të bëjmë kujdes me higjienën e tepruar.
Po ashtu diçka që lidhet me obsesionin ndaj higjienës, është edhe krijimi i lëkurës së thatë, skuqjes apo irritimit të lëkurës.