Gjermania shpjegon pezullimin e Astrazeneca: Më shumë raste të trombozës sesa normalja
Në dokumentin e botuar nga Insituti Gjerman Paul Ehrlich, organi rregullator gjerman i ilaçeve, shpjegohet pse u pezullua vaksina Astrazeneca. Në tekst thuhet se, deri në 15 mars, shtatë raste të “një forme të rëndë të trombozës venoze në tru” u zbuluan në vendin e udhëhequr nga Angela Merkel.
Një sëmundje “shumë e rëndë” dhe “e vështirë për t’u kuruar”, u cilësuan rastet e rënda në Gjermani pas marrjes së vaksinës.
Nga shtatë rastet, gjashtë janë gra dhe një është burrë. Ata janë midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Jo të gjithë vdiqën, por vetëm tre. Arsyeja pse vaksina u pezullua është se “një rast pritet të konfirmohet dhe në vend të kësaj u raportuan shtatë”. Megjithëse, shton autoriteti përgjegjës për shëndetësinë në Gjermani, se “ende po heton nëse ka një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe sëmundjes”.
Instituti Paul Ehrlich gjithashtu përgjigjet për ata që pyesin se çfarë të bëjnë nëse kanë marrë vaksinën Astrazeneca. Dhe në përgjigje shkruhet se ata “mund të jenë të sëmurë me trombozë “nëse vazhdojnë të ndihen keq dhe kanë një dhimbje koke të vazhdueshme nga 4 në 16 ditë pas vaksinës Astrazeneca”. Në këtë rast këshillohet të kontaktoni një mjek.
Instituti Paul Ehrlich shpjegon konkretisht se pse u pezullua fushata e vaksinimit. Në veçanti, kjo zgjedhje është për shkak të faktit se “rastet e trombozës të një venoze cerebrale që kanë ndodhur mes të vaksinurve janë më të larta, se ato që mund të priteshin në popullatën e pavaksinuar”.
Dhe se në farmakologji një test i rëndësishëm është kur efektet anësore janë më të shpeshta midis grupeve të vaksinuara sesa midis atyre që nuk janë vaksnuar ende.
A duhet të bëj një vaksinë tjetër?
Një nga pyetjet e bëra shpesh ka të bëjë me mundësinë e injektimit të dy vaksinave të ndryshme, aq më tepër pasi është pezulluar ajo e Astrazeneca. Autoriteti gjerman shpjegon se “rekomandohet të merret një lloj vaksinë nga të dyja dozat,” sepse për momentin “nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të ditur se çfarë përfshin marrja e dy vaksinave të ndryshme”.