Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe në fakt, trupi është i përbërë nga rreth 55 -78% ujë,në varësi të madhësisë së trupit. Konsumi i përshtatshëm dhe i rregullt i ujit ka shumë përfitime për shëndetin tuaj.
Ekspertët rekomandojnë të pini 8 deri në 10 gota uji çdo ditë për të ruajtur shëndet të e mirë.
Heq lodhjen
Nëse shpesh ndiheni të lodhur, ekziston një probabilitet i lartë që mund të jetë për shkak të mos konsumimit të ujit.
Në fakt, lodhja është një nga shenjat e para të dehidrimit. Prandaj, sasia e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të trupit dhe redukton lodhjen.
Përmirëson gjendjen tuaj
Hulumtimet tregojnë se dehidratimi i moderuar (edhe më pak se një ose dy përqind e nivelit të ujit të nivelit optimal) mund të ndikojë negativisht në gjendjen shpirtërore dhe aftësinë për të menduar.
Ngjyra e urinës është një tregues i mirë i nivelit të ujit në trupin tuaj, sa më e zbehtë ngjyra, aq më mirë niveli i ujit është dhe anasjelltas.
Ndihmon tretjen dhe trajtimin e kapsllëkut
Uji gjithashtu përmirëson punën e traktit të tretjes. Kjo ndihmon në procesin e tretjes dhe parandalon kapsllëkun.
Pirja e ujit mjaftueshëm rrit proceset metabolike dhe kjo ndihmon që sistemi i tretjes të funksionojë mirë dhe rrit lëvizjet e rregullta të zorrëve. Uji i ngrohtë, është veçanërisht i mirë për shëndetin e sistemit të tretjes.
Ndihmon që të humbni peshë
Në një eksperiment shkencëtarët zbuluan se pirja e dy gota uji para ngrënies mund të ndihmojë në humbjen e oreksit dhe kështu ju ndihmon të humbni peshë. Uji mbush stomakun tuaj dhe zvogëlon tendencën për të ngrënë më shumë./Mesazhi/