Ballina Jeta Shëndetësi Pse duhet të hani rrush të thatë?

Pse duhet të hani rrush të thatë?

Një nga pemët më të thata në botë është rrushi i thatë.

Ai është i shëndetshëm sidomos për ata që vuajnë nga kapsllëku, anemia… Anemia: – Marrë parasysh faktin se rrushi i thatë është burim i hekurit, bakrit dhe vitaminave B, rrushi i thatë është i shkëlqyeshëm për krijimin e rruazave të bardha të gjakut, pra kundër anemisë.

Me konsumim të rregullt shtohet sasia e hekurit. Sytë: – Pasqyra e shpirtit tonë po ashtu ka dobi prej konsumimit të rrushit të thatë. Sytë pëlqejnë vitaminën A dhe fitonutrientet, e rrushi i thatë është shumë i pasur.

Po ashtu parandalon sëmundjet, si degjenerimi makular. Zemra: – Konsumimi i rregullt ofron mbrojtje nga sëmundjet e zemrës, njërit nga shkaktarët kryesor të vdekjeve nëpër botë.

Pos se ul sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, rrushi i thatë ul rrezikun edhe për shumë sëmundje. Pasi përmban fibra të tretshme, ul kolesterolin e keq, shkaktarin e sëmundjeve në sistemin kardiovaskular. Tretje: – Fibrat me të cilat rrushi i thatë është i pasur e absorbojnë ujin, duke ndikuar si laksativ dhe duke ju lehtësuar nga kapsllëku. Konsumimi i rregullt i rrushit të thatë është i shkëlqyeshëm për shëndetin e zorrëve.

Exit mobile version