Pse duhet të hani ftonj gjatë vjeshtës

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë , por nga të dhënat e deri tanishme të shkencës del në pah se ftoi për dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi të ndryshme.

Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.