Studentët mendojnë se të rrish gjithë natën zgjuar para një provimi dhe të mësosh është gjëja e duhur.
“Por kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni,”-paralajmëron pedagogu i psikologjisë, Jakke Tamminen në Universitetin Royal Holloway.
Tamminen është një ekspert që studion mënyrën sesi ndikon gjumi në kujtesë.
Sipas tij gjumi është thelbësor për ngulitjen e njohurive në tru.
“Edhe pse nuk jeni duke studiuar kur flemë, truri juaj është ende duke studiuar,”-tha ai.
Pjesëmarrësit në studim mësuan fjalorin e ri dhe qëndruan zgjuar gjatë gjithë natës. Tamminen krahasoi memorizimin e fjalëve të reja pas disa netëve, dhe pas një jave.
Edhe pse rikuperuan gjumin kishte një diferencë të madhe se sa shpejt i kujtonin fjalët ne krahasim me grupin e pjesëmarrësve që nuk u privuan nga gjumi.
“Nuk mund të mbani mend shumë gjëra nëse nuk flini siç duhet”-na tregon eksperti.