Pse duhet larë fytyra me sodë bikarbonë dhe vaj kokosi…

Pa mirëmbajtjen e përditshme të fytyrës nuk do të keni lëkurë të shëndetshme, mirëpo nuk mund të pastroni fytyrën me çfarëdo substance.

Disa preparate mund të jenë tepër të fuqishme dhe mund të dëmtojnë lëkurën përderisa të tjerat janë të dobëta dhe joefikase.

Nëse ndonjëherë e keni lexuar përmbajtjen e prodhimeve të blera, do të shihni kimikate të ndryshme të cilat nuk janë të njohura për ju.

Kjo përzierje shtëpiake ka vetëm dy përbërës të cilët që nga tash mund t`i përziejmë. Vaji i kokosit është antibiotik natyral i cili ndihmon që të relaksohen poret e lëkurës dhe të çliroheni nga bakteret. Soda bikarbona pastron lëkurën me efikasitet dhe rregullon pH vlerën e saj.

Pas përdorimit të kësaj përzierje do të vëreni se lëkura është e butë pasiqë shërohen plagët e akneve dhe skuqja.

Është e mirë për lëkurën pasiqë e ushqen, që të dy përbërësit janë të kapshëm dhe natyral andaj provojeni këtë përzierje sa më parë.

Lexoni edhe këtë:   12 kimikate shumë toksike që duhet t’i largoni nga shtëpia

Si të veproni: një lugë apo dy me sodë bikarbonë e përziejmë me të njejtën sasi vaj kokosi derisa nuk fitojmë një përzierje homogjene.

Nëse nuk mund ta përzieni vetë atëherë vendoseni përzierjen në mikrovalë për 10-15 sekonda. Përziejmë, pastaj e vendosim në frigorifer 5-10 minuta. Është aq e thjeshtë!/Mesazhi/