Pse djersitemi?

Sapo të djersitemi, reagimi ynë është “yff!” dhe sigurisht, era është jo e këndshme.

Por, pse djersitemi në fakt?Kur ne bëjmë një aktivitet të madh fizik, temperatura në trupin tonë rritet për disa gradë celcius.

Dhe më pas, është sistemi i kondicionimit të ajrit të trupit tonë i cili e shfaqë djersën.

Pa djersë, temperatura e trupit tonë do të rritej aq shumë sa që organet e trupit tonë do të fillonin të ziheshin kur bëjmë ushtrime, trupi ynë ka nevojë që të prodhojë energji për t’i forcuar muskujt tonë dhe proceset e tjera metabolike na bëjnë që të shkojmë në nivel të lartë të stresit.

Sa më i madh të jetë stresi fizik, aq më shumë energji do të prodhohet, që më pas bën që të rritet temperatura e brendshme e trupit.

Truri ynë, që e kupton ‘bio-fizikën’ merr lajmërime, dërgon sinjale në enët e gjakut dhe u tregon që është koha që trupi ynë të ftohet.

Enët e gjakut nën lëkurë aktivizohen, duke rritur rrjedhjen e gjakut në drejtim të lëkurës dhe ngrohja më pas transportohet në lëkurë.

Mbajeni frymën, ne kemi rreth 2.6 milionë gjëndra djerse mbi lëkurën tonë.

Duke e ndjerë nxehtësinë, ato lëvizin dhe fillojnë të prodhojnë djersë që avullohet nga lëkura dhe e largon nxehtësinë nga trupi përmes avullimit.

Fakti më shokues është që, në temperatura të larta, trupi prodhon disa litra djersë për të na mbrojtur neve nga ajo që quhet ‘goditje e nxehtësisë’ apo siç njihet në gjuhën popullore ‘pika në tru’.

Dhe në qoftë se nuk e zëvendësoni këtë humbje shpejt duke pirë ujë të mjaftueshëm, trupi ynë nuk e ka lëndën e parë për të prodhuar djersën, e cila gjithashtu përmban minerale.

Zëvendësimi i lëngjeve gjatë dhe pas ushtrimit është jetik për të qëndruar të hidratuar dhe për të parandaluar dehidratimin.

Shenjat e dehidratimit përfshijnë ngjyrë të errët të urinës, dhimbje të muskujve, ulje të normës së djersitjes dhe lodhje të vazhdueshme.

Kështu që, pini ujë vazhdimisht për të qëndruar të shëndetshëm./Mesazhi/