Ballina Kuzhinë Provojeni që tani, kjo supë është ideale për ditët e ftohta të...

Provojeni që tani, kjo supë është ideale për ditët e ftohta të vjeshtës

Përbërësit: 1 kungull i vogël, 1/2 presh ose qepë, 1-2 patate, 3-4 karota, misra të zier(opsionale), kripë, piper, vaj ulliri, panna për gatim dhe arrë moskat.

Përgatitja: Në një tigan skuqim pak preshin ose qepën. Më pas shtojmë pataten, kungullin, misrat dhe karotat të prera në kubikë. Pasi janë skuqur lehtë shtojmë kripë, piper dhe pak ujë derisa të ziejnë. Në fund e frulojmë dhe më pas shtojmë ujë aq sa e shikojmë që supa nuk është as shumë e trashë dhe as shumë e hollë. Për dorë të fundit shtojmë pak panna për neutralizim aciditeti dhe shijesh, si dhe dhe arrë moskat. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version