Provimi në orën e jetës

Halil Avdulli

 

Provimi në orën e jetës

* I Madhëruar është Ai, që në dorën e Tij është sundimi dhe Ai është i Pöotfuqishëm për çdo send.
* Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju provuar, se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është i Ngadhënjyesi, Mëkatëfalësi.

Sa i përketë pyetjeve të provimit ato jane katër:

a – Urdhërat dhe detyrimet që Zoti ka kërkuar t‘i bëjmë në jetë.
b – Ndalimet dhe haramet që Zoti ka kërkuar t’i bindemi.
c – Mirësitë dhe begatitë, për të cilat duhet t’i falënderohemi Zotit.
d – Fatkeqësitë dhe të pakëndshmet e jetës, për të cilat Zoti kërkoi të jemi të durueshëm.