Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ambasadori Ahmet Üzümcü, në lidhje me studimet e kryera në laboratorët e specializuar për pretendimet se në rajonin Han Shejhun të Sirisë janë përdorur armë kimike tha se “Rezultatet e para nga laboratorët tregojnë se vitktimat kanë qenë të ekspozuar ndaj lëndës sarin apo ndonjë substance tjetër të ngjashme me sarinin. Gjetjet aktuale të arritura janë në cilësinë e pamohueshme”, raporton Anadolu Agency (AA).
OPCW ka ndarë gjetjet fillestare të arritura nga hetimet në laboratorët e specializuar të provave të mbledhura nga delegacioni i ekspertëve të formuar për hetimin e pretendimeve se në rajonin Han Shejhun të Sirisë janë përdorur armë kimike.
Üzümcü, në një informim të bërë për anëtarët e Këshillit drejtues të organizatës ka vënë në dukje se analizat e kryera në dy laboratorë të ndryshëm të mostrave bio-medikale të marra nga delegacioni i ekspertëve në autopsinë e tre personave që kanë humbur jetën në sulm vërtetojnë se vitktimat kanë qenë të ekspozuar ndaj lëndës sarin apo ndonjë substance tjetër të ngjashme me sarinin.
Ambasadori Üzümcü, ka theksuar ndër të tjera se edhe analizat e tjera që delegacioni ka kryer në dy laboratorë të ndryshëm të mostrave bio-medikale të marra nga 7 persona të cilët ende vazhdojnë trajtimin në spitale tregojnë se vitktimat kanë qenë të ekspozuar ndaj lëndës sarin apo ndonjë substance tjetër të ngjashme të gazit helmues.
Pasi ka theksuar se ka besimin e plotë në profesinalizmin dhe paanshmërinë e delegacinonit i cili vepron në përputhje me udhëzimet e Këshillit drejtues të OPCW-së dhe në lidhje me vendimet përkatëse të Kombeve të Bashkuara, Üzümcü tha se “Rezultatet e para nga laboratori i ngarkuar me këtë detyrë nga organizata tregojnë se vitktimat kanë qenë të ekspozuar ndaj lëndës sarin apo ndonjë substance tjetër të ngjashme. Pavarësisht se do të vazhdojnë analizat edhe më të detajuara të këtyre, gjetjet aktuale janë në cilësinë e pamohueshme”.
Në sulmin kimik që regjimi i Asadit kreu më 4 prill në rajonin Han Shejhun të Idlibit humbën jetën mbi 100 persona nga të cilët shumica fëmijë ndërsa u prekën nga gazi 500 të tjerë.