Është prova më e qartë se Microsoft po përgatit një version të ri të sistemit operativ dhe përdoruesit do të inkurajohen për të kaluar tek Windows i ri.
Spekulimet se Microsoft do të prezantojë një version të ri të Windows quajtur Windows 11, kanë pushtuar internetin dhe planet e kompanisë për të ndaluar mbështetjen e Windows 10 më 14 Tetor 2025 tashmë e konfirmojnë këtë.
Në faqen e Microsoft kompania thotë se do të vijojë të mbështesë Windows 10-ën deri më 14 Tetor 2025.
Është prova më e qartë se Microsoft po përgatit një version të ri të sistemit operativ dhe përdoruesit do të inkurajohen për të kaluar tek Windows i ri.
Në javët e fundit kompania ka folur për gjeneratën e re të Windows ndërsa më 24 Qershor do të mbajë një eveniment ku do të shpjegojë çfarë ka dashur të thotë me këtë.
Si rezultat shumë besojnë se Microsoft do të prezantojë Windows 11 e madje industria tashmë po bindet. Kujtojmë se kur debutoi në 2015-ën, Microsoft tha se Windows 10 do të ishte versioni i fundit i Windows dhe tashmë sistemi operativ do të merrte përditësime të vogla gradualisht dhe jo versione të mëdha. /PCWorld