Proton lançon një alternativë të Google Docs me në fokus privatësinë

Duke shtuar Docs në ekosistem, Proton vihet përballë Microsoft Office dhe Google Workspace ndërsa ishte një lëvizje e parashikuar pasi kompania bleu Notes në muajin Prill.

Proton Docs është shumë i ngjashëm me Google Docs: faqe të bardha, shirit formatimi në krye, indikatorë live me emrin ngjitur me kursorin. Nuk është aspak surprizuese për shumë arsye.

Së pari Google Docs është shumë popullor dhe nuk ekzistojnë mënyra të shumta të stilimit të një editori dokumenti. Së dyti Proton Docs ekziston për të qenë një alternativë e Google Docs.

Nga dita e sotme Proton Docs do të jetë i disponueshëm brenda Proton Drive, si aplikacioni më i fundit i Proton orientuar nga privatësia. Kompania filloi si një klient e-mail ndërsa sot ofron shërbime si kalendar, hapësirë për ruajtjen e të dhënave, një menaxher fjalëkalimesh etj.

Duke shtuar Docs në ekosistem, Proton vihet përballë Microsoft Office dhe Google Workspace ndërsa ishte një lëvizje e parashikuar pasi kompania bleu Notes në muajin Prill.

Notes nuk do të shkojë askund, thjeshtë aplikacioni i ri Docs do të marrë disa prej veçorive të saj. Nisur nga fakti se është një aplikacion Proton, siguria qëndron mbi gjithçka.

Kompania thotë se çdo dokument, çdo buton i shtypur e madje lëvizje të kursorit të mausit ka enkriptim fundor në kohë reale. Proton ka premtuar gjithnjë se nuk do të përdorte të dhënat e përdoruesit.