Protestuesit pro-palestinezë u arrestuan në paradën e Falenderimeve në Nju Jork

Policia e Nju Jorkut thotë se arrestoi 21 persona pasi protestuesit hodhën barrikadat dhe u ulën në rrugën e Paradës së Ditës së Falënderimeve të Macy’s me flamuj palestinezë dhe një pankartë “Mos e festoni gjenocidin”.

Ata brohorisnin “Palestinë e lirë, e lirë!” teksa një tullumbace gjigante e Ronald McDonald u hodh mbi ta në Avenue të Gjashtë të Manhatanit.

Njerëzit që protestonin kundër luftës së Izraelit në Gaza ndërprenë gjithashtu paradën e vitit të kaluar.