Protestuesit pro-palestinezë u përballën dje me ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir në Washington të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Protestuesit brohoritën ndaj ministrit me fjalët “kriminel lufte”.
Muslimanët amerikanë u mblodhën për të marrë pjesë në 10-vjetorin e Ditës Kombëtare të Avokimit për Muslimanët të Këshillit të Organizatave Muslimane të SHBA-së në Washington, ku ata kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës dhe fundin e gjenocidit në enklavën e rrethuar.
Si pjesë e vizitës së tij në SHBA, Ben-Gvir ishte në Washington për t’u takuar me disa ligjvënës.
Protestuesit brohoritën: “Turp për ty” dhe “Palestina e Lirë”.
Sipas videove në mediat sociale, Ben-Gvir u bërtiti protestuesve dhe shtyu rojet e tij të sigurisë për t’iu afruar atyre. Ai më vonë hyri në zyrën e një anëtari të Kongresit.
Vizita e ministrit izraelit të ekstremit të djathtë Ben-Gvir në SHBA zakonisht shkakton protesta kundërshtuese në vend të cilët kërkojnë armëpushim në Gaza.
Ben Gvir pretendon se republikanët amerikanë mbështesin thirrjen e tij për bombardimin depove të ushqimit dhe ndihmës në Rripin e Gazës.

