Protestuesit në Londër kërkojnë embargo ar’mësh ndaj Iz’raelit

Protestuesit pro-palestinezë, të enjten, shënjestruan Ministrinë e Jashtme dhe Departamentin e Tregtisë në Londër për të bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të eksportit të armëve në Izrael, raporton Anadolu.

Në solidaritet me popullin palestinez, një grup protestuesish u mblodhën fillimisht jashtë Ministrisë së Jashtme.

Duke mbajtur flamuj palestinezë, ata bllokuan hyrjen dhe bërtisnin parulla, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të furnizimit me armë për Izraelin.

Gjatë demonstratës që u zhvillua nën praninë intensive të policisë, protestuesit i kërkuan qeverisë që të mos jetë bashkëpunëtore në gjenocidin në Gaza, ku më shumë se 44,300 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori i kaluar.

Një grup tjetër pro-palestinez mbajti një protestë të ngjashme përpara Departamentit të Biznesit dhe Tregtisë, duke protestuar për eksportet e vazhdueshme të armëve në Izrael.

Të paktën dy protestues janë arrestuar pasi grupet filluan të marshojnë.