Pr’otestuesit marshojnë në Liverpool për të nxitur embargon e ar’mëve në Mbretërinë e Bashkuar

Protestuesit në qytetin britanik të Liverpulit marshuan për të shprehur zhgënjimin e tyre me qeverinë e Keir Starmer, e cila deri më tani ka 77 ditë në detyrë.

Shumë nga e majta e lëvizjes laburiste ndihen të zhgënjyer nga Starmer, pasi thonë se ka dështuar të dënojë Izraelin dhe të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Ata po bëjnë thirrje për një embargo armësh dhe për një ndalim total të prodhimit të armëve për Izraelin.