Protestuesit kërkojnë hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova” (Video)

Me iniciativën e disa organizatave joqeveritare, në Shkup u mbajt një protestë kundër vendimit të Gjykatës së Shkupit e cila dënoi me 746 vjet burg të arrestuarit në rastin e “Lagjes së Trimave në Kumanovë”. Në protestë morën pjesë edhe familjarët e të vrarëve dhe të burgosurve në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, të cilët kërkuan që ky rast të riprocesohet dhe të ketë hetim ndërkombëtar.

Ata dërguan porosi edhe Qeverisë aktuale dhe partisë shqiptare në pushtet.
Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve dhe persekutuarve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani, në fjalën e tij para protestuesve tha se dënimet e shqiptuara ndaj grupit të “Lagjes së Trimave” janë më të mëdhaja duke shtuar se kësi dënime nuk kanë marë as kriminelët më të mëdhenj të botës.

Pas fjalimeve të lexuara në sheshin Skenderbeu protestuesit marshuan edhe drejt pallatit të Gjykatave ku kërkuan drejtësi dhe liri për të burgosurit në procesin “Lagja e Trimave” dhe më pas u shpërndan në mënyrë të qetë.