Protestuesit antiqeveritar marshojnë drejt rezidencës së Ne’tanyahut në Je’rusalem

Protestuesit antiqeveritar po marshojnë drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalemin Perëndimor, raporton Times of Israel.

Sipas gazetës, oficerë të hipur në kalë dhe topa uji janë stacionuar gjatë rrugës.

Protesta të shumta po zhvillohen në të gjithë vendin për të kërkuar një marrëveshje armëpushimi me Hamasin që përfshin lirimin e robërve të mbajtur në Gaza.