Protestojnë sërish punëtorët teknikë, organizatori gjobitet me 200 euro

Për të tretën herë me radhë, punonjësit teknikë të SHSKUK-së dhe QKUK-së po protestojnë me kërkesën e njëjtë, meqë sipas tyre të njëjtit janë diskriminuar dhe nuk kanë marrë shtesat prej 300 euro.

Ata kanë bojkotuar sot punën për një orë dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të bojkotojnë punën tërësisht.

Përfaqësuesi i administratës, Kastriot Gjoshi tha se këta punëtorë e kanë vetëm një kërkesë.

“Vetëm një kërkesë e kanë tërë këta punëtorë. Ajo kërkesa është shtesa prej 300 eurove që nuk është paguar nga menaxhmenti dhe nga ministria. Këta punonjës janë demoralizuar dhe diskriminuar për shtesën që është ndarë për disa kategori. Neve nuk na pyeti Covid-i, nuk na diskriminoi, të gjithë ishim të njëjtë”.

“Ne kemi kërkuar nga protestuesit që një javë të japim kohë Ministrisë dhe menaxhmentit. Përndryshe nëse nuk reflekton brenda javës së ardhshme ne do të vazhdojmë nëse është nevoja edhe bojkot të punës komplet tërë ditës”, ka shtuar ai.

Përfaqësuesi i protestuesve, Kastriot Gjoshi është gjobitur nga policia me 200 euro për organizim të protestës.