Sot në Mitrovicë do të protestohet kundër arrestimit të drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.
Protesta organizohet nga Komuna e Mitrovicës dhe do të mbahet para objektit të saj, duke filluar nga ora 10:00.
Thaçi ishte arrestuar para disa ditëve derisa po hynte në territorin e Serbisë, raporton RTV21.
Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa Prokuroria Speciale e Serbisë ka deklaruar se Thaçi akuzohet për terrorizëm.