Protestë në Chicago kundër sulmit amerikan në Siri

Në Chicago të SHBA-ve është protestuar kundër sulmit me raketa i kryer me urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj bazës ajrore Shajrat në qytetin Humus të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta kundër sulmit është mbajtur përpara Trump Tower. Qindra protestues kanë mbajtur në duar pankartat me mbishkrimet “Nuk dëshirojmë luftë tjetër”, “SHBA largoi duart nga Siria” dhe “Të gjithë fëmijët në botë kanë nevojë për paqe” si dhe kanë brohoritur me slogane duke reaguar ndaj presidentit Trump që ka dhënë urdhrin për sulmin me raketa.

Ndërsa ka tërhequr vëmendjen se gjatë momentit që policia ka marrë masat shtesë të sigurisë janë hedhur sloganet “Trump dëshiron më shumë luftë, ne i themi jo luftës”, “Fund luftës, imperializmit dhe gënjeshtrave të Trump”, “Kërkojmë që SHBA të tërhiqet menjëherë nga Siria” dhe “Imperializmi amerikan terroristi numër një”.

Folësit të cilët iu janë drejtuar protestuesve të mbledhur kanë pretenduar se në këtë mes ka arsye të tjera, duke vënë në dukje se nuk i besojnë Trumpit që ka deklaruar se është ndikuar nga fëmijët që kanë humbur jetën në sulmin e regjimit të Asadit me armë kimike.

Protesta ku edhe një mbështetës i Trump ka hapur pankartë në krah të protestuesve ka përfunduar me marshimin e kryer në bulevardin Michigan.