Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestën kundër ashpërsimit të masave dhe vaksinimit obligues në Bruksel të Belgjikës.
Shteti belg ka ashpërsuar masat gjatë javës për të ndalur përhapjen e variantit omircon të koronavirusit.
Nga e premtja, qeveria ka mbyllur shkollat dhe çerdhet për një javë. Belgjika e ka bërë vaksinimin obligues për të gjithë punëtorët shëndetësorë duke filluar nga 1 janari. /koha