Protestë kundër islamofobisë para Shtëpisë së Bardhë

Në Washington të SHBA-ve, para Shtëpisë së Bardhë është protestuar kundër islamofobisë dhe kundër racizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e organizuar nga organizata e shoqërisë civile “Zëri i hebrenjve për Paqe” dhanë mbështetje edhe shumë organizata të tjera, si Muslimanët Amrikanë për Palestinën, Codepink, Qendra e Paqes Washington, Forumi për Politikën e Grave Muslimane Amerikane.

Pjesëmarrësit në protestë kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet si “Muslimanët dhe hebrenjtë bashkë janë më të fortë”, “Jemi kundër racizmit”, “Është e drejta juaj të trajtoheni me respekt”.

Në mesin e grupit i cili përbehej më shumë nga hebrenjtë ka patur janë hedhur sloganet “Ndodhemi në krah të muslimanëve”.