Pas disa momenteve të dhunshme, në ambientet para godinës së Parlamentit është parë të mbërrijë një ambulancë, e cila ka marrë disa efektivë të plagosur.
Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.
“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.
Më tej Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit. /TCH /