Një protestë e re ka dalë në horizont, krahas asaj të studentëve.
Përmes një faqeje të hapur në fb, me thirrjen “Eja protesto për naftën!” janë ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë të protestojnë mbi çmimin e naftës dhe cilësinë me të dobët në rajon.
Vlorë-Ndërkohë protesta janë zhvilluar edhe në Vlorë, ku është bllokuar edhe autostrada Levan-Vlorë.
Fier-Infermierët protestojnë pasi kërkojnë rritje rrogash. Fermerët pasi nuk kanë marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve. Naftëtarët protestojnë pasi nuk kanë marrë akoma statusin, ndërsa prindër e studentë kërkojnë ulejn e tarifave.
Edhe Shkodra në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës, rritjes së taksave, por edhe për problamatika të tjera. Në shenjë revolte banorët kanë bllokuar rrugën duke djegur goma.
Në Korçë dhe Devoll, përveç rritjes së çmimit të karburantit fermerët kanë hedhur prodhimet bujqësore në tokë, si shenjë proteste për mos shitjen e prodhimeve të tyre.
Durrës-Qytetarë të shumtë kanë bllokuar rrugën duke kundërshtuar çmimin e naftës.
Po ashtu protesta është thirrur të mbahet dhe të shtunën me 15 dhjetor, ora 11:00.
Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjenn 2.2 mijë persona, ndërsa 7.5 mijë të tjerë kanë shfaqur interes.
Një protestë e ngjashme, por lokale, u zhvillua një ditë më parë në Kavajë.