Protestat pro Bashkimit Evropian (BE) në Gjeorgji, të cilat vazhdojnë që 40 ditë kundër pezullimit të negociatave të anëtarësimit, vazhduan edhe për Krishtlindje në kryeqytetin Tbilisi, raporton Anadolu.
Demonstratat filluan më 28 nëntor 2024 në përgjigje të vendimit të kryeministrit Irakli Kobakhidze për të pezulluar bisedimet e Gjeorgjisë me BE-në për katër vjet për shkak të asaj që ai e përshkroi si “shantazh dhe manipulim” nga disa prej politikanëve të bllokut.
Protestat, të cilat filluan pas zgjedhjeve parlamentare më 26 tetor dhe u përshkallëzuan për shkak të qëndrimit të qeverisë për integrimin në BE, vazhduan në ditën e 40-të në Tbilisi, pavarësisht festës.
Mijëra demonstrues u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, duke sjellë qirinj për shkak të Krishtlindjeve.
Qeveria e Kobakhidzes ka akuzuar forcat e mbështetura nga perëndimi, duke përfshirë mbështetësit e ish-presidentes pro-perëndimore Salome Zourabichvili dhe grupet opozitare, për përpjekje për të përmbysur qeverinë përmes “demonstratave në rrugë”.
SHBA-ja dhe disa vende evropiane kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të qeverisë gjeorgjiane.