Ballina Uncategorized Protestat në Mianmar, qytetarët dynden në Indi për t’i shpëtuar dhunës

Protestat në Mianmar, qytetarët dynden në Indi për t’i shpëtuar dhunës

Qytetarët e Mianmar janë larguar nga vendi mes rritjes së dhunës pas grushtit të shtetit nga ushtria.

 

Shumë persona që jetojnë afër kufirit po kërkojnë strehim në Indi. Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma, është në kthetrat e dhunës. Në shkurt, ushtria e vendit përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe arrestoi udhëheqësen e saj Aung San Suu Kyi.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar ushtria ka vrarë më shumë se 600 persona përfshirë 43 fëmijë. Sipas të dhënave, ushtarët kanë hyrë në shtëpi dhe kanë përdhunuar dhe vrarë civilë.

Dëshmitarët kanë rrëfyer histori të personave të vrarë në rrugë dhe madje edhe në shtëpitë e tyre – përfshirë një 6-vjeçare e cila dyshohet se u qëllua për vdekje gjatë një bastisje në shtëpi ndërsa vraponte për tek babai i saj.
Zëdhënësi i ushtrisë Brig Gen Zaë Min Tun tha në një intervistë të fundit se ushtria nuk ka qëlluar kurrë një fëmijë brenda shtëpisë së tyre – dhe nëse do të ndodhte, ata do të hetonin incidentin, raporton abcnews.al

Por raportet për mizori të tilla nga forcat e sigurisë janë përhapur kudo dhe kanë shkaktuar protesta ndërkombëtare.

“Që kur filloi dhuna, ne kemi frikë të jetojmë në shtëpitë tona,” tha një prej qytetarëve. “Ne kemi kaluar shumë net duke u fshehur në pyll.”

Qeveria e Manipur u tha zyrtarëve në rrethet kufitare të “largonin me mirësjellje” refugjatët nga Mianmar – dhe më pas tërhoqi urdhrin pas një reagimi publik. Në një urdhër të dytë, qeveria e shtetit tha se po ndërmerrte të gjithë hapat humanitarë, përfshirë trajtimin e refugjatëve të plagosur nga Mianmar.
Por emigracioni i paautorizuar është një çështje politike në Indi, veçanërisht tani ndërsa zgjedhjet rajonale janë duke u zhvilluar në Bengal dhe Assam – dy shtete që kanë parë historikisht një fluks të madh refugjatësh.

Protestat në Mianmar kanë çuar në një numër të madh të forcave të armatosura që janë zhvendosur në zona të tjera, duke e lënë kufirin më pak të mbrojtur./abcnews

Exit mobile version