Katër persona u plagosën ndërsa forcat irakiane të sigurisë ndërhynë ndaj demonstruesve në provincën Vasit në jug të vendit, që protestonin ndërprerjen e energjisë.
Qindra njerëz u mblodhën përpara termocentralit “Al-Aziziye” për të protestuar ndërprerjet e gjata të energjisë në Vasit. Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve të paarmatosur.
Dëshmitarët okularë deklaruan se 4 protestues u plagosën, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan në spital për kurim.
Ministri irakian i energjisë elektrike, Majid Mehdi Hantush, të mërkurën e kaluar, kishte dhënë dorëheqjen pas përshkallëzimit të protestave në lidhje me ndërprerjet e energjisë.
Në Irak, ku temperatura arrijnë deri në rreth 50 gradë, njerëzit po luftojnë edhe me problemin e ndërprerjeve të energjisë, të cilat bëhen të zakonshme (kronike) me të nxehtin. /trt