Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protestat në Hamburg lanë të lënduar qindra policë gjerman

Protestat në Hamburg lanë të lënduar qindra policë gjerman

Rritet në 213 numri i policëve të lënduar kurse në 265 numri i protestuesve të ndaluar në protestat e dhunshme në qytetin Hamburg të Gjermanisë, ku po mbahet Samiti i Liderëve G20, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Hamburgit publikoi numrin e të lënduarve dhe të ndaluarve në incidentet e dhunshme në Samitin e Liderëve G20. Në deklaratë bëhet e ditur se numri i policëve të lënduar në protestat kundër Samitit ka arritur në 213, kurse numri i protestuesve të ndaluar në 265.

Në incidentet e dhunshme që ndodhën mbrëmë në rajonin Schanzenviertel, që është qendra e protestuesve në Hamburg, protestuesit sulmuan policinë dhe bizneset përreth me koktej molotovi, shufra hekuri, dhe shenjat e trafikut me gurë e shishe.

Pas ikjes së disa protestuesve të cilët mbanin shufra hekuri në kulmet e ndërtesave, forcat speciale e morën nën kontroll rajonin. Rreth 500 protestues pas vjedhjes në një market i vënë zjarrin.

Në deklaratën e saj policia bëri të ditur se në protestat e mbrëmshme janë ndaluar 63 protestues kurse 14 të tjerë janë arrestuar. Po ashtu thuhet se pritet që protestat të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq ende nuk ka informacione për numrin e të lënduarve nga radhët e protestuesve.

Exit mobile version