GAZA (AA) – Gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë në protestat e organizuara në Gaza në shenjë pakënaqësie me vendimin amerikan për njohjen e Kudsit për “kryeqytet të Izraelit”, ka pësuar fatalisht 20 vjeçari palestinez Xhemal Muhammed Salih, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze për Shëndetësinë, Esref el-Kudra, konfirmoi se Salih ishte plagosur rëndë në protestat e së premtes në zonën e kampit El-Bureyc, dhe se të shtunën humbi betejën për jetën. Ai ishte plagosur në pjesën e stomakut.
Prej kur presidenti amerikan, Trump, më 6 dhjetor e njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, në Bregun Perëndimor dhe në Gaza nuk kanë të ndalur protestat.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor më 5 qershor 1967. Ky shtet në vitin 1980 njëanshëm e shpalli Kudsin për kryeqytet të vetin, ndërsa Kombet e Bashkuara (OKB) e shpallën këtë vendim si të pavlefshëm.