Protestat studentore, shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes statusit në Facebook ka folur për ditën që sot shënon 19 vjetorin e protestave të studentëve.

Thaçi ka thënë se studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre në atë kohë.

“Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e 1 tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejtë lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Thaçi.

Edhe Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka përkujtuar protestat studentore të para 19 viteve duke thënë se ata ishin paralajmëruesit e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Veseli katreguar se protestat studentore lajmëruan botën se shqiptarët nuk e durojnë robërinë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sipas Veselit, trimëria, idealizmi dhe sakrifica e gjeneratës së profesorëve dhe studentëve të para 18 viteve do të shërbejë edhe tash për gjeneratat e reja.