Ballina Lajmet Protesta të reja në Shkup kundër ndryshimit të emrit

Protesta të reja në Shkup kundër ndryshimit të emrit

Protestat kundër marrëveshjes për emrin janë mbajtur edhe mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Maqedonisë, por ato kanë qenë të qeta për dallim nga ato të një nate më parë kur u përshkallëzuan në dhunë me Policinë.

Drejtuesit e protestës, ish-politikanë dhe përfaqësues të disa partivetë vogla, si dhe drejtues të tifozëve nacionalist të njohur si “kKmitët”, kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, por edhe të deputetëve të opozitës, duke kërkuara nga ta t’i bashkëngjiten, siç thanë, popullit për të parandaluar shkatërrimin e Maqedonisë.

Protestuesit kanë brohoritur parulla si “Maqedoni- Maqedoni”, “Dorëheqje”, “Tradhtar”, Emrin nuk e japim”, por kanë drejtuar edhe fyerje ndaj shqiptarëve duke i akuzuar se “po punojnë për rrënimin e Maqedonisë së bashkuar me Qeverinë e kryesuar nga Zoran Zaev”.

Demonstruesit kanë thirrur një protestë të re gjatë mesditës të së martës para Kuvendit të Maqedonisë. Ata thirrën këtë protestë pasi kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi se debati për ratifikimin e marrëveshjes për emrin “Maqedonia e Veriut” do të nisë të martën, fillimisht në komisionin për çështje evropiane e më pas do të vijë edhe në seancë plenare.

Maqedonia dhe Greqia kanë nënshkruar marrëveshjen për ndryshimin e emrit, duke i dhënë fund kontestit 27-vjeçar, që ka penguar Shkupin zyrtar në anëtarsim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Exit mobile version